Sunday, September 23, 2012

Horoskopi i dites se Djele Date 23 Shtator 2012

Dashi

Duhet te beni cmos gjate kesaj dite qe jeta juaj ne cift te jete e qete dhe te mos keni konflikte. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do perfitojne nga liria e tyre dhe do dalin pa pushim me miqte. Nuk do e ndieni aspak nevojen e dikujt. Me shpenzimet beni kujdes. Nese e teproni do e cekuilibroni buxhetin dhe situata mund te behet katastrofike. Kujdes!

Demi 

Do ia plotesoni te gjitha deshirat atij qe keni ne krah sot dhe do ndiheni edhe vete me mire. Ai nga ana tjeter do iu beje nje surprize te bukur ne mbremje. Beqaret do jene edhe me sharmante e joshes. Do e keni te lehte ta beni per vete personin qe iu pelqen. Financat do jene te ekuilibruara dhe asgje nuk do mund ta ndryshoje dot kete situate. Me ne fund do jeni te qete.


Binjaket

Jeta sentimentale e cifteve nuk do kete ndonje gje shume te vecante duke qene se asnje planet nuk do ndikoje tek ta. Lidhja mund te thellohet dhe do flisni qetesisht me njeri tjetrin. Beqaret do jete ne favorizuar. Nese keni dashur gjithmone te terhiqni vemendjen e te tjereve do ia arrini qellimit. Mos i besoni shume intuites sot ne planin financiar por matuni mire para se te hidhni cdo hap.

Gaforrja

Do ndiheni shume mire me ate qe keni ne krah sot dhe nuk do hezitoni te merrni vendime per te ardhmen. Lumturia do iu rrethoje ne cdo moment. Beqaret do takojne persona te rinj. Mundesite per te filluar nje histori interesante do jene te shumta keshtu qe perfitoni sa me shume qe te mundni. Ne planin financiar do keni permiresim te buxhetit dhe do iu jepet mundesia te shpenzoni me teper.

Luani

Gjithcka do shkoje me se miri sot si per ciftet e sapoformuar ashtu edhe per ata qe kane shume kohe bashke. Do i pranoni me lehte mendimet e partnerit dhe do i jepni atij me shume besim. Beqaret do shfrytezojne cdo mundesi per te joshur. Kujdes, mos genjeni sepse do jete ne demin tuaj. Mos merrni iniciativa te pamenduara ne planin financiar dhe menaxhojeni me mire buxhetin tuaj.

Virgjeresha

Pas nje periudhe te veshtire ne jeten ne cift, do te rikthehet serish qetesia. Do i shihni gjerat me pozitivizem. Vertet ai qe keni ne krah nuk eshte perfekt, por duke qene se as ju nuk jeni, tregohuni me tolerante. Nese ju beqare doni te beni dike per vete, filloni te diskutoni me te per tema interesante. Ne planin financiar do keni te gjitha mundesite te arrini te stabilizoni buxhetin.

Peshorja

Klima do jete e favorshme per beqaret e te dy sekseve. Do komunikoni me shume me njeri tjetrin dhe do afroheni me teper. Meshkujt do pergatisin edhe disa surpriza per partneret e tyre. Beqaret edhe sot nuk do kene fat per te takuar personin qe kane enderruar. Plutoni do iu ndihmoje te permiresoni buxhetin. Do i menaxhoni me mire parate qe keni dhe nuk do beni shpenzime te tejskajshme.

Akrepi

Jeta juaj ne cift do kete nje permiresim te ndjeshem gjate kesaj dite. Rutina do te largohet dhe me ne fund do perjetoni emocione te reja. Beqaret do njihen me dike mjaft interesant por do iu duhet te bejne disa zgjedhje te veshtira. Mendohuni mire dhe beni ate qe iu leverdis me teper. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur se kurre nese nuk doni qe buxheti te destabilizohet.

Shigjetari

Jo gjithcka do shkoje ashtu si e kishit menduar ne jeten ne cift, por gjithsesi Venusi do iu ndihmoje t’i jepni pak ngjyre kesaj dite. Te shumte do jene ata qe do kene veshtiresi sentimentale apo edhe seksuale. Beqaret do kene surpriza mjaft te kendshme. Pranojini ftesat per takime. Plutoni mund te sjelle probleme ne planin financiar gjate kesaj dite. Beni shume kujdes!

Bricjapi

Asgje e vecante nuk do ndodhe ne jeten sentimentale te cifteve sot. Vetem Marsi mund te sjelle disa keqkuptime, por qe do kalojne sa hap e mbyll syte. Nese jeni beqare do keni surpriza mjaft te kendshme. Ka mundesi te takoni dike interesant qe do iu beje menjehere per vete. ulni shpenzimet qe financat te mos dobesohen. Disa te aferm do iu mbeshtesin qe te kryeni operacionet e deshiruara.

Ujori

Klima ne cift do jete mjaft e ngrohte dhe me diell. Bashkepunimi dhe mirekuptimi do te mbreteroje gjate gjithe dites. Beqaret, nepermjet punes se tyre mund te njihen me dike qe do i beje te dridhen. Mos keni frike te hidhni ndonje hap me tej dhe te njiheni ne nje plan tjeter me te. Financat do jene shume te mira dhe ju do mund te stabilizoni buxhetin. Shlyeni edhe borxhet qe keni.

Peshqit

Jeta juaj ne cift do mbrohet gjate gjithe dites nga planetet. Ju do ndiheni mire dhe do e forconi bashkepunimin me partnerin. Ka mudnesi qe edhe lumturia t’iu pushtoje ne disa momente. Beqaret do kene takime por nuk duhet te fillojne nje lidhje. Prisni edhe pak. Ne planin financiar do perballeni me veshtiresi. Shpenzoni me kursim dhe beni nje riorganizim te buxhetit.

No comments:

Post a Comment